Berisha në Top 10 e Goal.com
Sulmuesi kosovar, Besart Berisha po rigjen formen e tij dhe po kalon një periudhë shumë të mirë në kampionatin australian të futbollit, Hyundai A-League.

Siti prestigjoz, Goal.com e ka perzgjedhur ate ne 10 lojtarët më të mirë në botë për këtë javë falë katër golave që ai shënoi në fitoren 7-1 të Brisbane Roar kundër Adelaide United.

Goal.com” e ka përfshirë atë në listën që kryesohet nga Robin Van Persi, autor i një triplete ndaj Çelsit në fitoren 5-3 të Arsenal. Berisha vjen pas sulmuesit të Arsenalit dhe merr lëvdata për paraqitjen e shkëlqyer, ku në 5 minuta realizoi tre gola.

Emra të tjerë në këtë listë janë Zlatan Ibrahimoviç që shënoi 2 gola ndaj Romës dhe një ndaj Bate Borisov, Neymar që shënoi katër gola për Santos apo edhe Ryujiro Ueda i Fagiano Okayama qe shënoi gol me kokë nga 58.6 metra.

Besart Berisha jo vetëm që pati një javë të mrekullueshme, por ka dhe një fillim sezoni po aq të mirë. Ai është aktualisht në krye të rënditjes së golashënuesve të kampionatit australian të futbolli me gjashtë gola në katër ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori