Berisha njeri i ndeshjes"
Albeu.com
Sulmuesi shqiptar Besart Berisha ka shënuar dygolësh në ndeshjen debutuese te skuadra e Rosenborg, e cila fitoi me rezultat 3-1 kundër Moldes.Të shënosh në ndeshjen e parë ishte kënaqësi, mirëpo më e rëndësishmja është fitorja e skuadrës”, ka deklaruar njeriu i ndeshjes.

Berisha e tregoi potencialin tij që në fillim të ndeshjes me disa lëvizje të mençura, mirëpo nuk arriti të shënojë në pjesën e parë. Megjithatë, në minutat e para të pjesës së dytë Berisha arriti të shënojë dy gola të njëpasnjëshëm (52’ dhe 55’).

Sulmuesi shqiptar ishte njeriu kryesor i ndeshjes, ndërsa pasi i siguroi fitoren skuadrës së tij, trajneri i Rosenborgut e ndërroi atë meqenëse ende nuk është rikuperuar mirë pas atij lëndimi të cilin e pësoi në ndeshjen e Kombëtares kundër Maltës

Shtuar më 11/08/2008, ora 19:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori