Berisha nuk ndal dot "pokerin" e Juves, bardhezinjtë presin Interin (VIDEO)
Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinaleKupës së Italisë, teksa ka mposhtur 4-0, Spalin, ku luan portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.

Bardhezinjtë e nisën me vrull që në fillim ndeshjen, teksa gjetën golin e avantazhit në minutën e 16’, ku Morata shënoi nga penalltia e fituar nga Rabio.

minutën e 33’, ishte Frabota, i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone e mposhti Berishën për të shënuar të dytin për Juventusin.juventus

Pjesa e dytë përsëri foli për Juventusin, që realizoi edhe dy herë të tjera me Kulusevskin në minutën e 78’ dhe Kiezën në minutën e 94’.

Juventusi kalon kështu në gjysmëfinaleKupës, ku do të përballen me Interin, që eliminoi Milanin.

Shtuar më 27/01/2021, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori