Berisha takon lojtarët e kombëtares, premton premio për fitoren (FOTO-LAJM)

Disa ditë para zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Norvegji, kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me lojtarët dhe stafin e e kombëtares shqiptare të cilëve iu ka uruar atyre suksese në ndeshjen e së premtes.

“Ju përshëndes shumë përzemërsisht, përshëndes trajneri që ka arritur të udhëheqë ekipin drejt niveleve më të larta. Në këtë kampionat jeni afër një moment shumë të rëndësishëm dhe ju falenderoj për të gjitha rezultatet e arritura sepse keni shkëlqyer. Do të gëzohem shumë që të shkojmë në Brazil dhe e vërteta është se nuk jemi larg kësaj. Ju garantoj që do përpiqemi tju mbështesim edhe më shumë dhe ju e meritoni plotësisht sepse ju keni dëshmuar talent, shkallë të madhe përgatitje. Unë nuk jam shumë shikues sepse e lë për kulmet. Kur pash spanjollët pash qiellin por kur pash gjermanët pash që kishin arritur në shumë se qiellin. Ju siguroj që qeveria do të ketë një premio por ju uroj fitore. Sytë e shqiptarëve kudo që janë, ndodhen në stadium atë ditë dhe ata kërkojnë fitore” tha Berisha i cili do ta ndjekë nga stadiumi kete ndeshje.

Ndërsa tekniku De Biassi u shpreh se është emocionuese që kombëtarja shqiptare ndodhet në një stad të tillë por kërkoi nga lojtarët të jenë me këmbë në tokë. Impenjim maksimal të lojtarëve ka garantuar edhe Ervin Bulku, i cili në këtë ndeshje mban shiritin e kapitenit.


Shtuar më 04/06/2013, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori