Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit
Berisha ishte sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me
Izraelin.
Berisha tha se në këtë takim duhet të shmangim humbjen ndërkohë që ndeshjen me Skocinë e konsideroi si
vendimtare.
“Mundësitë ekzisttojnë për të fituar, janë reale. Po ashtu, duke marrë parasysh që fitoi Izraeli ndeshjen e djeshme, nëse nuk marrin rezultat pozitiv, ndeshja me Skocinë vlen pak. E kemi ndjekur të gjithë bashkë. Pjesën e parë dominoi Skocia dhe pjesën e dytë Izraeli pati kurajë dhe fitoi.
Ne e njohim pak a shumë
Izraelin si ekip, por edhe ne jemi rritur si ata. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme. Nuk do të ishte i keq barazimi. Gjithsesi, mendoj se ndeshja
vendimtare do të jetë me Skocinë. Momentalisht ka shumë prurje te ekipi i parë.
Është e vështirë për ne që jemi në skuadër që të flasim. Këta të rinj duhet të inkuadrohen shpejt, sepse ka pak ndeshje miqësore. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë aspekt”, tha
Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018,
ora 16:30