Berisha zyrtarisht një futbollist i Terekut
Bernard Berisha është tashmë zyrtarisht një lojtar i Terek Groznit.

Mesfushori nga Kosova prej ditësh kishte kompletuar kalimin e tij te ekipi i Balajt dhe Roshit, por vetëm ditën e djeshme ka hedhur firmën mbi kontratë.

Berisha ka pozuar edhe me fanellën e Terek Groznit, duke kompletuar përfundimisht kalimin te kjo skuadër ku do t’i bashkohet dy shqiptarëve të tjerë për të formuar një treshe mjaft interesante në Superligën ruse.
Shtuar më 05/01/2017, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori