Berlusconi: Balotelli, mollë e prishur
"Nëse fut një mollë të prishur në sgrup mund të infektosh gjithë të tjerët. Nuk do të lejoja kurrë që Balotelli të ishte pjesë e Milan".

Këto kanë qënë fjalët e rënda të presidentit të Milan, Silvio Berlusconi në lidhje me sulmuesin italian të Manchester City, Mario Balotelli, i përfolur për një transferim te kuqezinjtë.

Ish kryeministri italian, i ftuar në një program të Antenna3, ka blinduar Stephan El Shaarawy, duke siguruar se nuk do të bëjë atë çka bëri me Ibrahimoviç dhe Thiago Silva, të cilët i shiti për të rregulluar bilancet financiare.

"Siç ka ndodhur edhe në të shkuarën për emra si: Maldini dhe Baresi, El Shaarawy mund të jetë pjesë e historisë tonë përjetësisht. Nuk ekzistojnë mundësitë që ai të largohet. As për 100 milionë euro? Askush nuk e ofron një shifër të tillë. Është një rregull europian që nuk mund të shpenzohet më shumë se ç'fitohet. Ndaj dhe rusët dhe sheikët arab të respektojnë fair-playin financiar", është shprehur Berlsuconi
Shtuar më 08/01/2013, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori