Berlusconi bindet që të shesë Milanin
Berlusconi së fundmi po pranon që të hyjë në fazën finale të negociatave me kinezët për shitjen e Milanit.

Pas hezitimeve të shfaqura në një video-mesazh, Berlusconi mesa duket është bindur nga serioziteti i blerësve kinezë dhe ka pranuar që të nënshkruajë paktin ekskluziv që ju mundëson blerësve kinezë të përfaqësuar nga këshilltari financiar Sal Galatioto, të jenë ata të vetmit që do të kenë mundësi blerjeje të Milanit. Ky pakt zgjat 30 ditë, dhe të dyja palët, Berlusconi dhe pala kineze kanë të drejtë të pranojnë ose jo kushtet përfundimtare të marrëveshjes që duhet të arrihet brenda 30 ditëve, shkruan Telegrafi.

Sipas mediave mësohet se kinezët do të blejnë fillimisht 70% të kuotave të Milanit, ndërsa brenda 1 deri 2 viteve edhe pjesën tjetër të aksioneve.

Ky pakt ekskluziv pritet të nënshkruhet sot ose nesër nga bordi drejtues i Fininivest, që është edhe pronare e AC Milan, e Fininvest është kompani e familjes Berlusconi.

Me këtë veprim Berlusconi po i afrohet vendimit historik, pra shitjes së Milanit të tij të famshëm e të dashur për të. /Albeu.com/
Shtuar më 10/05/2016, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori