Berlusconi: Do ta blej përsëri Milanin
Pëlqej
Ish-presidenti legjendar i Milanit, Silvio Berlusconi ka shfaqur dëshirën në një tubim politik për ta blerë përsëri klubin e madh italian.

“Me mënyrën se si po shkojnë gjërat, unë do të përfundoj me blerjen e Milanit përsëri”, ka thënë fillimisht Berlusconi.

“Shumë më ndalin dhe më pyesnin përse e shita klubin dhe ata më fajësojnë mua për kushtet e skuadrës aktuale”.

“Unë do të pranoj diçka. Nëse vazhdon kështu, nuk do ta mohoj se herët a vonë do të blej Milanin”, përfundoi presidenti legjendar. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori