Berlusconi, ëndrra mbetet e njëjtë
Që prej 28 marsit 2012 ëndrra e Berlusconi mbetet po ai: Pep Guardiola. Që prej Milan-Barcelona në Champions League presidenti i Milan është dashuruar me teknikun katalanas, dashuri e cila muajt e fundit është ndikuar edhe nga kriza ekonomike. Por dihet tashmë se kur "Kavalieri" dëshiron diçka vështirë se e le ti ikë nga duart. Kjo vërtetohet edhe me vizitën që Adriano Galliani i ka bërë në New York Pep Guardiolës.

Milan i ka ofruar një kontratë 4-vjeçare Guardiolës, nga e cila katalanasi do të përfitojë më pak se çfarë fitonte te Barcelona (9 milionë euro në sezon) por sipas përgjigjes që dha Pep nga SHBA: "Nuk i dihet asnjëherë", ishte një mesazh edhe për Silvio Berlusconin.

Ky i fundit vërtetë ka arritur gjithçka ka dashur por për të sjellë në San Siro Pep Guardiolan më së shumti duhen para. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2012, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori