Berlusconi i thur elozhe Gonzalo Higuanit
Ish-pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, e ka dhënë pëlqimin e tij ndaj transferimit të sulmuesit Gonzalo Higuain drejt Milanit. Ai e ka cilësuar Higuanin si një kampion që çdo klub do të donte ta kishte.

“Unë tani e ndjek Milanin vetëm si tifoz, dhe si një tifoz, zemra ime është gjithmonë me klubin. Nuk jam më në një pozitë që të jap mendime se si duhet të menaxhohet klubi. Për këtë punë janë pronarët e rinj”, ka thënë Berlusconi, i cili drejtoi Milanin nga viti 1986 deri në vitin 2017.

“Higuaini? Ai është një kampion që çdo ekip do të donte ta kishte, but unë nuk e di nëse Milani do ta transferojë atë”. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori