Berlusconi, ja mesazhi i parë për Seedorf
Clarence Seedorf do të debutojë sot në mbrëmje ndaj Hellas Veronas si trajner i Milanit dhe presidenti i klubit, Silvio Berlusconi, ka uruar ish-lojtarin e kuqezinjve për aventurën e re. "Është e rëndësishmë që ky Milan i ri të niset me këmbë të mbarë. Kemi shumë tifozë të zhgënjyer në të gjithë Italinë", ka deklaruar ai.

Por, zhgënjimi i tifozëve duket se do të vazhdojë pasi Milani nuk do të bëjë asnjë blerje tjetër në merkaton e janarit. Kështu ka thënë Adriano Galliani, administratori i deleguar i klubit.

"Nuk do të sjellim asnjë futbollist të ri në këtë merkato. Pazzini do të kthehet shumë shpejt nga dëmtimi. Do të mundohemi të çojmë tek Parma të riun Vergara, ndërsa nuk ka asnjë tratativë për Parolon dhe Saponarën", sqaroi Galliani. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2014, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori