Berlusconi: Ja sa kam shpenzuar per Milanin!
Albeu.com
Dita e parë e stërvitjeve për Milanin e ri të Allegrit. Duartrokitjet kanë shoqëruar lojtarët kuqezi, sidomos Ronaldinhon, por më të dukshme kanë qenë protestat ndaj drejtuesve të klubit.Në shënjestër ka përfunduar sidomos presidenti Berlusconi, i cili mes vërshëllimave dhe kontestimeve ka zbarkuar gjatë drekës me një helikopter në qendrën stërvitore të “Milanellos”. Aty ku është përballur edhe me banderola të tilla si “Berlusconi nuk ka më dashuri për Milanin”, apo "Kohë më parë blije Baxhion, kurse sot vetëm Karavaxhion”. Megjithatë, vetë kreu i klubit kuqezi nuk është dukur fort i shqetësuar. “Ky Milan dëshiron të qëndrojë në krye në Itali dhe në Evropë”, ka nisur ai prezantimin e skuadrës së re, në të cilën blerja më e fundit është ajo e mbrojtësit grek Papasthopoulos nga Xhenoa. “Pas 25 vjetësh jam presidenti që kam fituar më shumë në botë – ka vijuar të kujtojë Berlusconi -. I dyti është Benabeu, emrin e të cilit i kanë vënë stadiumit të Madridit. Investimet? Një skuadre si Interi, për të fituar gjatë sezonit të kaluar, ju desh të shpenzonte 125% të të ardhurave. Zakonisht skuadrat përdorin 60% të të ardhurave, kurse Milani shkoi përtej 100%-shit.
Shtuar më 20/07/2010, ora 20:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori