Berlusconi këshillon Gattuson për formacionin
Silvio Berlusconi është rikthyer të flasë për Milanin, teksa këtë herë i është kërkuar një mendim për emërimin e Gattusos ri trajner.

Ish presidenti i Milanit tregoi se nuk e ka ndjekur skuadrën kohët e fundit, ndërsa nuk ngurroi të urojë Gattuson. Si për të gjithë trajnerët, edhe këtë herë Berlusconi ka disa sugjerime për rreshtimin e skuadrës, të cilat nuk ngurron t’ia përcjellë publikisht Gattusos.

Kohët e fundit nuk e kam ndjekur Milanin, por më bëhet qejfi për emërimin e Gattusos. Gjithsesi, skema me një sulmues nuk të çon as-gjëkundi dhe nëse Rinho dëshiron të ketë sukses, duhet të luajë me 2 pyka dhe Bonaventurën pas tyre. Jack nuk është më i mangët se Kaka në rolin e fantazistit. Pastaj, ai, Suso dhe Donnarumma përfaqësojnë cilësinë e Milanit”, u shpreh Berlusconi. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2017, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori