Berlusconi kritika të ashpra ndaj Milanit
Ish-presidenti i skuadrësMilanit, Silvio Berlusconi ka theksuar se nuk i pëlqejnë aspak skemat e skuadrës kuq e zi.

“E ndjek shpesh Milanin, ndonëse nuk më pëlqen aspak mënyra se si luajnë. Përdorin një skemë, ku sulmuesi kryesor, Higuain, merr shumë pak topa dhe normalisht që nuk arrin as të shënojnë. Më vjen keq për këtë situatë, por vendimi për Gattuson u përket drejtuesve të skuadrës dhe unë nuk kam ndërmend të përfshihem”, tha Silvio Berlusconi. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2018, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori