Berlusconi le Sanremon për Juven: Çfarë fitoreje
Gjatë një interviste për "Canale 5″, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, tregon se ka mbetur i mahnitur nga fitorja e thellë e Juventusit në Champions League. Pyetjes së gazetarëve, nëse të martën kishte ndjekur festivalin e "Sanremos", ai i është përgjigjur:

"Jo, sepse preferova të shikoja Juven, e cila më ka habitur me paraqitjen e saj kundër skocezëve. Bardhezinjtë kanë bërë një ndeshje të bukur, duke marrë një fitore po aq të bukur. Jam i lumtur që një skuadër e futbollit tonë po bën një paraqitje të mirë në këtë kompeticion. Shpresoj që edhe Milani të ketë të njëjtin fat si juventinët", u shpreh presidenti i Milan. /albeu.com/



Shtuar më 14/02/2013, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori