Berlusconi: Me bie te fiket kur shikoj faturat e Milanit
Albeu.com
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, edhe njehere e ka riperseritur qendrimin e tij se gjate kesaj vere tifozet e Milanit nuk duhet te presin superlojtare, pasi Rosoneret do te kufizohen ne shpenzime.
“Per shtate vite une kam shpenzuar 427 milione euro para te mia ne klub. Me pas, kur e shikova bilancin e shpenzimeve, vertete jam shtangur”, theksoi ai per La Stampa.

Koheve te fundit po flitet se Milani mund t’i shitet ose kompanise arabe Fly Emirates ose gjigantit rus te gazit, Gazprom dhe si zakonisht edhe per kete çeshtje kryeministri italian pati sens te mjaftueshem humori.
“Nese ata me japin 427 milione euro, atehere do ta shes. Por, si president qe kam fituar me shume se çdokush tjeter, une kam deshire te vazhdoj ta mbaj klubin”, perfundoi Berlusconi.
Shtuar më 16/07/2010, ora 01:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori