Berlusconi-Milanit: Djema, s'mund të konkurrojmë me sheikët
Pëlqej
Në momentet e lamtumirës së Mario Balotellit, si për rastësi presidenti Silvio Berlusconi gjeti pak kohë nga axhenda e tij për t’ia përkushtuar skuadrës së zemrës. Optimizëm, futboll ofensiv dhe Filippo Inzaghi ishin kryefjala e padronit të kuqezinjve, gjatë vizitës në "Milanello", ku mbërriti nga qielli me helikopterin e tij personal.

Gjatë takimit 1-orësh me skuadrën dhe stafin teknik, Berlusconi u shpjegoi lojtarëve recetën e tij për një Milan triumfues.

"Djema, futbolli ka ndryshuar dhe nuk mund të konkurrojmë me sheikët, por nëse unë ju qëndroj pranë, nëse ndiqni udhëzimet e Inzaghit dhe nëse bashkë kërkojmë të bëjmë lojë të bukur, atëherë asgjë nuk është e pamundur", tha bosi kuqezi.

Me këto fjalë iu drejtua "Kavalieri" lojtarëve, ndërkohë që nuk munguan edhe batutat e çastit. Berlusconi theksoi në vijim se grupi duhet të jetë i bashkuar në çdo moment dhe mbi të gjitha duhet të luajë me zemër për të arritur rezultatet e dëshiruara në fushë.

"Futbolli ofensiv është mënyra më e mirë për të reaguar".

Kjo ishte deklarata e fundit e Berlusconit para se të largohej sërish me helikopter, në këtë vizitë që synonte ngritjen e moralit te Milani i tij, që ende nuk e ka marrë veten pas sezoneve të fundit katastrofike. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori