Berlusconi: Në Inzaghi më bindet, Milani fiton
Pëlqej
Edhe dje, si çdo të premte, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka vizituar "Milanelo"-n për të mbështetur skuadrën, e cila nesër do të luajë ndeshjen e javës së 5-të të Serie A kundër Cesenas. Numri një i kuqezinjve ka qëndruar 3 orë në grumbullimin e ekipit, ku është ndalur të bisedojë gjatë me trajnerin kuqezi, Filippo Inzaghi dhe zëvendësin e tij, Mauro Tassotti.

"Nëse Inzaghi më bindet, Milani fiton", ishte batuta që presidenti bëri gjatë vizitës së fundit në Milanello.

Burime pranë ekipit kuqezi zbulojnë se Inzaghi është bindur për të ndryshuar skemë dhe nga moduli 4-3-3, kundër Cesenas, mund të shohim një rreshtim të ndryshëm: 4-2-3-1. Kjo skemë sponsorizohet shumë edhe nga presidenti, i cili kërkon një skuadër më të ekuilibruar, në mënyrë që të pësojë më pak gola.

Pas diskutimit me Inzaghin dhe Tassottin, Berlusconi ka mbledhur si zakonisht ekipin në sallën e konferencës dhe u ka mbajtur lojtarëve një fjalim të gjatë duke u ndalur të analizojë dhe dy rezultatet e fundit kundër Juventusit dhe Empolit. Ai ka komplimentuar Torresin dhe Menezin, ndërsa ka kritikuar mbrojtjen, më së shumti Boneran dhe De Sciglion. /albeu.com/



Shtuar më 27/09/2014, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori