Berlusconi në "Milanello": Dua Torresin dhe një lojë sulmuese
Pëlqej
Silvio Berlusconi mban premtimin dhe kthehet në "Milanello", për të katërtën herë rradhazi që nga nisja e sezonit të ri futbollistik në Itali. Presidenti i Milanit vizitoi dje pasdite qëndrën stërvitore të skuadrës, ndërsa do të jetë edhe sot për të parë nga afër seancën e rradhës të ekipit të drejtuar nga Filippo Inzaghi në vigjilje të transfertës së fundjavës ndaj Parmës.

Dhe sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", Berlusconi i ka kërkuar teknikut të ri që të hedhë nga minuta e parë blerjen e re Fernando Torres dhe ti rikthehet skemës taktike 4-2-3-1. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori