Berlusconi në "Milanello" me Paolo Maldinin
Pëlqej
Ndërkohë që Mario Balotelli ka fluturuar drejt Anglisë ku ka kryer edhe vizitat mjekësore, për të nisur aventurën e re me Liverpool, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është shfaqur në "Milanello" rreth mesditës së djeshme.

I zbritur nga helikopteri i tij privat në qendrën sportive, numri 1 i kuqezinjve është pritur nga trajneri Filippo Inzaghi, e së bashku i janë drejtuar selisë së klubit, ku skuadra është në grumbullim dhe është stërvitur gjatë pasdites, në vigjilje të trofeut "TIM".

Presidenti kuqezi ka drekuar së bashku me trajnerin dhe zëvendësin e tij, Mauro Tassotti, e më pas ka takuar lojtarët, përpara stërvitjes së parashikuar për më 17:30.

Ndërkaq, për herë të parë pas shumë kohësh, në "Milanello" është parë edhe ish-kapiteni Paolo Maldini, i cili mbërriti me fuoristradën e tij dhe ishte i shoqëruar nga i biri Christian, lojtar i Primaverës së "Djallit", e më pas është larguar nga qendra sportive pa u ndalur për tifozët apo gazetarët që kërkonin t’i bënin ndonjë pyetje. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori