Berlusconi në "Milanello", takim me "të rinjtë"
Pëlqej
Silvio Berlusconi, si gjithmonë me helikopterin e tij privat, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në "Milanello" ku ka vizituar skuadrën e Milanit. Presidenti kuqezi është pritur nga tekniku Filippo Inzaghi dhe më pas ka dashur të takojë blerjet e reja të merkatos së verës: Fernando Torres dhe Giacomo Bonaventura, ndërsa Van Ginkel ka munguar për shkak se është i impenjuar me Shpresat e Holandës.

Kjo është vizita e tretë e Berlusconit në "Milanello" që prej fillimit të sezonit. Këtë herë i pranishëm ka qënë edhe Adriano Galliani, që në dy takimet e para ka munguar pë shkak të merkatos. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori