Berlusconi: Nuk kam kohë për Milanin
Janë ditë të vështira për Milanin por dhe për presidentin Silvio Berlusconi. "Kavalieri" ishte protagonist i një konference shtypi që mbajti në Vila Gerneto të Lesmos. Ishin të shumta argumentat mbi të cilat u pyet Berluskoni që një ditë më parë u dënua me katër vjet burg nga gjykata e Milanos, por takimi me mediat i shërbeu dhe për të theksuar dashurinë e tij për klubin kuqezi.

Berluskoni është i vetëdijshëm se skuadra duhet mbështetur duke e krahasuar me një të sëmurë që i duhet trajtim.

"Milani është një skuadër që ka nevojë për një kurë në këtë moment", theksoi Berlusconi duke shtuar se ai do të donte t'i dedikohej më shumë klubit për ta ndihmuar, por nuk mund ta bëjë këtë pasi ka ndër mend të vazhdojë misionin e tij për të modernizuar Italinë. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2012, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori