Berlusconi rikthehet në krye të Milanit
Silvio Berlusconi rikthehet si president i Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur AC Milan me anë të një komunikate në faqen zyrtare në internet. “Berlusconi është kthyer në shoqërinë e tij. Këshilli administrativ e ka shpallur president nderi.”

Ish-kryeministri i Italisë mori drejtimin e klubit kuqezi më 20 shkurt 1986 dhe e mbajti postin e presidentit deri në 21 dhjetor 2004. U kthye sërish si president në periudhën qershor 2006-prill 2008. E la postin pas rizgjedhjes i kryeministër i Italisë.

Në drejtimin e tij Milani është shpallur tetë herë kampion i Italisë, 5 herë ka fituar Ligën e Kampioneve dhe 3 herë Kupën Interkontinentale. Gjithashtu ka fituar 6 Superkupa Italie, 5 Superkupa Europe dhe 1 Kupë Italie. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2012, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori