Momente paniku për ish-presidentin e Milanit, Silvio Berluskoni. Kavalieri është shtruar në spital mëngjesin e sotëm, pasi ka shfaqur
shqetësime të vazhdueshme në pjesën e veshkave.
Për këtë fakt, një autoambulancë e ka transportuar drejt spitalit "San
Raffaele" në Milano, ku
Berlusconi po merr aktualisht ndihmën e duhur. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri i Italisë shfaq
shqetësime, pasi më parë, po në "San
Raffaele",
Berlusconi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pas një sëmundjeje të shkaktuar nga pamjaftueshmëria e aortës.
Pasi të marrë disi veten, 82 vjeçari do të jetë i pranishëm në një takim elektroral me partinë e tij, Forca Italia.
Berlusconi është aktualisht pronari aktual i klubit të Seria C, Monza.
Shtuar më 30/04/2019,
ora 17:16