Berlusconi tenton paqen me Allegrin
Tifozët, ambienti, skuadra dhe administratori i deleguar i Milan, Adriano Galliani, kanë lënë të kuptohet se duan ta vazhdojnë rrugën e tyre së bashku me Massimiliano Allegrin. Tekniku toskan, nga ana e tij, ka një kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2014.

Sipas të përditshmes italiane "Gazzetta dello Sport", edhe presidenti i klubit Silvio Berlusconi tani ka ndryshuar mendim sa i përket teknikut livornez. Simpatia e madhe që ka Galliani për Allegrin duket se ka dhënë frytet e para. Për rrjedhojë, Berluskoni është bindur se është ende herët për t’ia besuar pankinën ish-mesfushorit të Milanit, Clarence Seedorf.

Po sipas kësaj të përditshme, menjëherë pas ndeshje Milan-Roma, e cila mund të përkojë me sigurimin matematikor të vendit të tretë, administratori Galliani do të takohet me Massimiliano Allegrin për të përkufizuar të ardhmen e tij në pankinën milaniste. /albeu.com/



Shtuar më 08/05/2013, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori