Bernabeo 100% spanjoll, i përgjigjet referendumit në Katalonjë (VIDEO)
Santiago Bernabeu nuk ka qëndruar i heshtur para referendumit në Kataluni për t’u ndarë nga Spanja.

Tifozët e Real Madridit në fitoren ndaj Espanyloit kanë dhuruar një spektakël 100 për qind ‘spanjoll’.

Para takimit u shpërndanë karta me ngjyrat e flamurit spanjoll, dhe në to kishte një mesazh dhe instruksione:
“Mbajeni në gjepin tuaj dhe në minutën e 12-të ngritni flamurin, sepse ne jemi lojtari numër 12 dhe ne jemi gjithë Spanja”.

Me raste ishte e vështirë të dalloje se a po luan Përfaqësuesja e Spanjës apo Real Madridi. Po ashtu në minutën e 12-të të gjithë një zëri kënduan ‘Rroftë Spanja”, kjo ishte një tjetër mbështetje që tifozët e klubit madrilen bën për shtetin spanjoll në këtë situatë të rëndë.

Vlen të theksohet se Los Blancos fituan takimin me rezultat 2-0, dy golat u shënuan nga Isco. Kurse Barcelona ndaj Las Palmas fitoi me rezultat 3-0, dy gola u shënuan nga Lionel Messi dhe një nga Sergio Busquets. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori