"Bernabeu" duartroket Del Pieron
Pëlqej
Albeu.com
Alesandro Del Piero u bë vetëm futbollisti i dytë që ka marrë duartrokitje nga publiku në "Santiago Bernabeu", pas Ronaldinjos i cili mori duartrokitje në vitin 2004.Ikona e Bianconerëve, shënoi të dy golat e takimit mes Realit dhe Juventusit, ku mysafirët morën fitoren. Publiku në "Bernabeu" ishin mjaft të nervozuar me lojtarët vendas dhe në momentin kur Del Piero po largohej nga fusha i gjithë stadiumi duartrokitën atë, duke faleminderuar atë për lojën fantastike.
Mirëpo nga ana tjetër edhe Del Piero është faleminderuar publikut në stadium për ato çaste fantastike, duke u shprehur "Publiku në Bernabeu më dha momente të papërshkruara dhe një eksepriencë të paharruar. Është shumë e rëndësishme të shënosh dy gola në një ndeshje kaq të rëndësishme ndërsa ajo që bënë publiku kur unë largohesha nga loja është me të vërtetë fantastike.
Del Piero gjithashtu bëri mahi për prezencën e Maradonas në stadium. I pyetur se mos ndoshta Maradona ishte njeriu fatlum për Juventusin që fitoi këtë ndeshje, ai u përgjigj: "Nëse prania e Maradonas në stadium na ka sjellë fat atëherë e lusë atë që të jetë I në çdo ndeshje të Juventusit. Gjithashtu I dëshiroj punë të mbarë me përfaqësuesen e Argjentinës" – ka përfunduar Alesandro Del Piero. (ALSAT-M)
Shtuar më 06/11/2008, ora 21:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori