Bernandeschi: Do të ishte çmenduri nëse UEFA pezullon Ronaldon
Federico Bernardeschi ka deklaruar se UEFA do të ishte e çmendur nëse do ta pezullonte Ronaldon, për mënyrën e festimit të tij në fitoren e Juventusit kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

UEFA është duke e hetuar Ronaldon për sjellje të pahijshme, teksa portugezi imitoi Diego Simeonen i cili në ndeshjen e parë në Ëanda Metropolitono u drejtoi organet gjinetale tifozëve te Juves ku si pasoje u denua dhe me gjobë nga UEFA.

"Nuk mendoj se kam çfarë të shtoj këtu", tha Bernardeschi në konferencë për media.

"Është diçka e cila nuk ka nevojë të shikohet apo vlerësohet, por pezullimi do të ishte çmenduri. Ishte një festim, një gjest", shtoi ai.

Vendimi për Ronaldon do të merret të enjën në takimin e radhës të Organit Etik dhe Disiplinor të UEFA-s. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori