Bernanrdeschi: Ne merituam të fitonim ndaj Tottenhamit
Pëlqej
Anësori italian, Federico Bernardeschi këmbëngul se Juventusi "meritoi të fitoj dhe është i bindur se torinezët shkojnë për fitore në ndeshjen e dytë.

"Duke qenë në këtë presion gjithçka pritet që të jetë në këtë nivel, pasi ne ishim përballur me një kundërshtar të fortë, por ne luajtëm me forcat e tona dhe vendosmëri të duhur", tha Bernardeschi për Mediaset Premium.

"Pasi shkuam në rezultatin 2-0, ne nuk mund ta mbajmë atë ritëm.

"Është për të ardhur keq për rezultatin, sepse ne kemi merituar të fitojmë, por jemi të sigurtë që shkojmë për kualifikim në Londër. Ne shkojmë atje të vetëdijshëm se mund të fitojmë", përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori