Bernard Berisha me lot në sy kërkon falje, golin ia dedikon nënës së tij që e kishte të sëmurë (VIDEO)
Bernard Berisha është realizator i golit të vetëm të Kosovës në ndeshjes ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, sulmuesi këmbëshpejtë ka thënë që festimi i tij nuk ishte për Challandes por për atë që nuk është inkuadruar qe sa.


“Nuk kishte të bëjë direkt me trajnerin, por për 2 vite skam luajtur asnjë minutë një ndeshje zyrtare. Ndoshta dikush e ka marr për trajnerin, por jo nuk ishte. Në fund prapë trajneri do të vendosë kush të luajë e kush jo”, u shpreh ai.

“Ku do të luaj unë, vendos trajneri, unë jam i gatshëm ku thotë ai”.

“Unë i kërkoi falje të gjithëve për veprimin që bëra, por nuk ishte për trajnerin, nëse ai mendon që po atëherë le të më ndëshkojë duke mos më ftuar. Askush nuk e di se sa kam vuajtur unë këto dy vite”.

I emocionuar dhe me lot në sy, Berisha tha se “goli është për nënën time që ka qenë e sëmurë”
Shtuar më 06/09/2020, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori