Bernat: Guardiola është gjeni i futbollit
Anësori i Bayernit të Munihut, Juan Bernat ngre në qiell trajnerin e skuadrës së tij Pep Guardiola, të cilin e përkufizon thjeshtë një gjeni.

Futbollisti 21-vjecar la Valencian në afatin kalimtar të verës për t`u transferuar te kampionët e Gjermanisë dhe në këtë lëvizje të të riut spanjoll Guardiola pati një ndikim shumë të madh.

Guardiola është një gjeni. Ai është shumë i apasionuar mbas lojës së futbollit. Sipas këndvështrimit tim filozofia që përcjell Pep është mëse e qartë dhe e gjithë bota e njeh atë si një trajner që u qëndron afër futbollistëve të tij. Ishte pikërisht Guardiola që më solli këtu te Bayerni dhe unë deri tani kam pasur besimin e tij të plotë”, ka theksuar Bernat.

Në vijim ai foli edhe për formën e shkëlqyer që po kalon Bayerni gjatë këtyre muajve të fundit.

“Unë besoj se jemi në rrugë të mbarë, po i fitojmë të gjitha ndeshjet por mbi të gjitha jemi duke zhvilluar një futboll dominues dhe shumë të bukur që do ta kishte zili cdo skuadër në botë. Deri tani i kemi bërë gjërat jashtëzakonisht mirë, por na duhet të vazhdojmë të ruajmë këtë moment të shkëlqyer forme. Aktualisht nuk jemi të përqëndruar te fitimi i trofeve pasi në rradhë të parë dëshirojmë të zhvillojmë një futboll të bukur dhe shumë cilësor”, ka shtuar Bernat.

Ai tutje foli edhe për çështjen e largimit nga Bayerni të mesfushorit Toni Kroos dhe për mbërritjen në skuadër të Xabi Alonsos të cilin ai e njeh shumë mirë.

“Kroos dhe Alonso janë të dy futbollistë të mëdhenj. Toni është ende shumë i ri dhe shkoi te Reali për t`u përmirësuar akoma më tepër, ndërsa për Xabi Alonson dua të them se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe unë personalisht jam shumë i lumtur që luaj bashkë me të në një skuadër”, ka përfunduar Bernat.
Shtuar më 17/11/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori