Bernat mund ta lërë Bayernin këtë verë, Juve dhe Atletico vihen pas tij
Mbrojtësi spanjoll, Juan Bernat mund të largohet këtë verë nga Bayern Munich.

Bernat ka mbetur nën hijen e austriakut David Alaba dhe ka luajtur shumë pak. Ish-skuadra e tij Valencia ka shprehur interesim për ta rikthyer atë në Mestalla. Ndërkohë në La Liga, Bernat po kërkohet edhe nga Atletico Madrid, derisa në Serie A është Juventusi që ka shprehur interesim.

Bayerni kërkon për të jo më pak se 10 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori