Besart Berisha fiton "Këpucën e Artë" në Australi
Besart Berishën nuk u ndahet trofeve të fituar. 30-vjecari nga Prishtina është nderuar nga klubi i tij Melbourne Victory me "Këpucën e Artë" për sezonin futbollistik, 2015-2016.

Falë 18 golave që realizoi në A-League, Berisha mori për dore skuadrën e trajnerit Kevin Muscat në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni, edhe pse Melbourne Victory nuk shkoi më shumë se vendi i 6-të në sezonin e rregullt duke u eliminuar që në ruandin e parë të fazës play-off nga Brisbane Roar.
Shtuar më 15/05/2016, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori