Besart Berisha kampion në Australi (VIDEO)

Melbourne Victory e Besart Berishës është shpallur kampion i Ligë A të Australisë.

Kjo ishte hera e katërt që sulmuesi kosovar e fitoi titullin në ligën elitare Australisë.

Ndërsa ky ishte titulli i dytë me skuadrën Melbourne Victory, pas fitores ndaj Newcastle Jets me rezultat 1:0, falë golit të Barbarouses.

Edhe pse Melbourne e mbylli sezonin në vendin e katërt, në Play-Off, skudra e Berishës arriti ta eliminojë fillimisht Sydneyn e më pas të triumfojë në finale Newcastle Jets, raporton Expres.

33-vjeçari nga Prishtina në çerekfinale ndaj Adelaide United shënoi golin e fitores në minutën e 89-të, derisa dha edhe një asistim në fitoren ndaj Sydneyt, ndërsa në gjithë sezonin e rregullt i pati 13 gola të shënuar gjithsej.

Dy titujt e mëparshëm, Berisha në A-Leaguen australiane i ka me Brisbane Roar.

Berisha është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Ligë A me 116 gola. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori