Besart Berisha shënon golin e fitores në debutim (VIDEO)
Besart Berisha është rikthyer në fushën e lojës pas gati 1 viti, ku kishte luajtur për Hiroshiman në kampionatin japonez vetëm katër minuta.

Rikthimi i ish-lojtarit të Kombëtares ishte mjaft i ëmbël, pasi shënoi golin e fitores për ekipin e tij të ri Western United. Këta të fundit triumfuan minimalisht 0-1 në transfertë ndaj Wellington, duke e nisur mjaft mirë këtë sezon në A-League.

Në minutën e 34-të Berisha iu vodh mjaft mirë mbrojtjes kundërshtare dhe shty topin në rrjetë pas një pasimi nga krahu i djathtë i Risdon. 34-vjeçari u bashkua me Western United muajin e shkuar, një ekip që debuton në futbollin australian këtë vit dhe është një klub i qytetit të Melbourne.

ekip me Berishën janë edhe emra të njohur si italiani Alessandro Diamanti, por edhe Panagiotis Kone.
Shtuar më 13/10/2019, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori