Besart Celina dhuron një tjetër supergol (VIDEO)
Bersant Celina e shënoi golin e sigurisë në fitoren e Swansea me rezultat 2:0 kundër Boltonit, shkruan Albeu.com

Golin e parë të ndeshjes e kishte shënuar Oliver McBurnie, mirëpo Celina ia siguroi tre pikët e ndeshjes skuadrës së tij, me një gol të mrekullueshëm në minutat shtesë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Kjo fitore bën që Swansea të radhitët në pozitën e 13-të në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Kosovari u transferua në Liberty Stadium verën e vitit 2018, pas gjashtë vjetëve në Manchester City. Ai i kishte bërë vetëm katër paraqitje për kampionin e Premierligës dhe për këtë arsye vendosi ta ndryshojë klubin.

Celina vazhdon të jetë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm për Swansean në këtë sezon dhe 21-vjeçari pritet ta ketë një të ardhme mjaft të ndritur. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 19:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori