Beshiktashi nuk heq dorë nga Valdet Rama
Pëlqej
Valdet Rama drejt Beshiktashit. Sipas mediave turke një nga klubet më të mëdha të Stambollit vazhdon të këmbëngulë për mesfushorin e kombëtares shqiptare, pasi ky klub është interesuar edhe kohë më parë.

Lojtari 26-vjeçar që luan në Spanjë me Valadolidin, kërkon të prishë kontratën me klubin e tij dhe duket se ka nisur bisedimet me Beshiktashin për të gjetur një marrëveshje që do t’i kënaqë të dyja palët. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori