Besiktas-Arsenal, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

BESIKTAS (4-2-3-1)
Pëlqej
Arsenali, që sezonin e shkuar të Champions League u eliminua në ruandin e 1/8 nga Bayern Munchen, është forcuar ndjeshëm në merkato dhe synon të shkojë sa më larg në eventin numër një për klube në Europë. Por më parë skuadra e Arsene Wenger duhet të kalojë pengesën Besiktas.

Topçinjtë vijnë në këtë sfidë pas dy fitoreve radhazi, 1 në Comunity Shield ndaj Manchester City-it dhe një tjetër në javën e parë të Premier League përballë Crystal Palace. Wenger ka probleme me grupin e tij të futbollistëve pasi treshja gjermane, Mesut Ozil, Per Mertesacker dhe Lukas Podolski edhe pse janë grumbulluar nuk pritet ta nisin sfidën si titullarë.

Nga ana tjetër, skuadra turke e sheh veten në fazën play-off të Champions League pas eliminimit që i bëri Feynoordit në raundin e tretë me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Skuadra e drejtuar nga kroati Slaven Bilic edhe në këtë përballje do të ketë mundësi të mbështet te Demba Ba. Sulmuesi senegalez mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës si blerja e madhe e Besiktas në këtë merkato, pasi ka qenë pikërisht Arsenali skuadra që e ka kërkuar me ngulm në të shkuarën.

Ndeshja starton në ora 20.45. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori