Besiktas nuk ia mbush "syrin" Joao Marios, pret oferta të tjera
Joao Mario do të largohet nga Inter gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Pas aventurës në Premier League te West Ham, ku luajti i huazuar për 6 muaj, Joao Mario mund të transferohet në Spanjë.

Futbollisti i cili nuk u ambientua asnjëherë te Interi pritet të largohet gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos në Itali.

Ofertat për 25-vjeçarin nuk mungojnë, ku pas Real Betis, edhe Sevilla ka shfaqur interes për futbollistin.

Pikërisht ekipi i drejtuar nga Pablo Machin e shikon portugezin si përforcimin e duhur në mesfushë, transmeton “SS”.

Gjithsesi vlen të theksohet se cikli i tij me Interin ka përfunduar dhe zikaltrit nuk e llogarisin pjesë të skuadrës, ndërsa marrëdhëniet janë tensionuar javën e kaluar, kur Joao Mario refuzoi ofertën për t’u huazuar te Besiktas.
Shtuar më 14/08/2018, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori