Besnik Hasi braktis Anderlecht-in, gati të marrë Shqipërinë?
Besnik Hasi nuk do të jetë më trajner i Anderlecht-it. Rendimenti i skuadrës në dy sezonet e fundit pa fituar kampionatin kanë sjellë në këtë pikë dhe pasi janë ulur në tavolinë, drejtuesit dhe Hasi kanë rënë dakord për përfundimin e kësaj aventure.

44-vjeçari është vetëm i pari nga shumë, që do largohen. Drejtuesit e klubit kanë programuar një “revolucion” të vërtetë në ekip, ku sipas portalit belg “HNL” nga skuadra do të largohet edhe stafi mjekësor.

Sa i përket të ardhmes të Hasit mund të thuhet se ky vendim i Anderlecht-it mund te kthehet në një mundësi shumë të mirë për Shqipërinë. Nëse largohet De Biasi ai shihet si kandidati më potencial për të marrë drejtimin e kuqezinjve. Nga ana tjetër për të ka edhe oferta nga Trabsonspori në Turqi.
Shtuar më 26/05/2016, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori