Besnik Hasi dëshiron të jetë trajneri i Kombëtares Shqiptare
Pëlqej
Besnik Hasi mund të konsiderohet si një nga ikonat e futbollit shqiptar, për karrierën e tij futbollistike në perëndim, por edhe atë prej trajneri.

I rritur profesionalisht në perëndim, ai në moshën 27-vjeçare mbërrin në Kombëtaren kuqezi si shqiptari i parë i Kosovës që debutonte me Kombëtaren.

Një dëshirë e madhe për të mbetet gjithsesi drejtimin i Kombëtares kuqezi.

“Në futboll asnjëherë nuk është momenti ideal. Sot jam pa punë dhe pa klub dhe Federata Shqiptare e ka trajnerin. Mbase kur Shqipëria të mos ketë trajner unë do të kem një klub, por dëshira është e madhe dhe as nuk e mohoj dot dhe askush tjetër që ka luajtur edhe për Kombëtaren, që ka dëshirë të drejtojë Kombëtaren. Shpresoj që një ditë do të jetë rasti im të jem trajner i Kombëtares”, tha trajneri nga Gjakova.

Sa i përket KombëtaresKosovës, duket se ai nuk ka qenë asnjëherë në preferencat e tyre.

“Nuk e di a kam qenë në listën e tyre, por unë s’kam pasur asnjë kontakt me asnjë nga Federata e Kosovës, apo nga ndonjë që punon për Federatën e Kosovës”, deklaroi Hasi. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori