Besnik Hasi me skuadër të re, firmos në Lindjen e Mesme
Pas gati një viti pushim që prej shkarkimit nga stoli i skuadrës greke Olympiacos, Besnik Hasi ka gjetur një klub të ri për të vijuar karrierën e tij si trajner.

Në mënyrë surprizë shqiptari ka pranuar ofertën që i ka ardhur nga Arabia Saudite duke firmosur për një sezon me skuadrën e Al Raed. Klubi saudit i cili nuk është një ekip me shumë emër në kampionatin arab ka zyrtarizuar marrëveshjen me Hasin. Një ndikim të madh në kalimin e gjakovarit në Arabinë Saudite ka patur kompania “Star Sports Managment”.

Al Raed sezonin e fundit e mbylli në vendin e 13-të, ka zgjedhur Hasin për t’u rikthyer në nivelet më të larta të në futbollin arabo-saudit. Për 46-vjeçarin kjo do të jetë eksperienca e 4 si trajner pas përvojave te Anderlecht ku fitoi një kampionat dhe një Superkupë të Belgjikë, Legian e Varshavës dhe Olympiacos. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori