"Besojmë tek e ardhmja, le të kërcejmë me Zonjën e Vjetër", super posteri i Holandezve
Bota e futbollit pritet të shohë një ndeshje të madhe mbrëmjen e sotme, teksa Juventusi dhe Ajax luajnë ndeshjen e kthimit në "Allianz Stadium" të Torinos, e vlefshme për fazën çerekfinale të Champions League.

Takimi i parë ka përfunduar në shifrat e barabarta 1-1, me Juven lehtshëm të avantazhuar nga goli në fushë kundërshtare, por ende asgjë nuk është mbyllur.

Sfidën e ka ndezur vetë klubi i Ajax, që në posterin e publikuar në rrjetet sociale për këtë takim, ka zgjedhur shënuesin e golit në sfidën e parë, David Neres, dhe e titullon me fjalët "Le të kërcejmë".

Ndërkohë, në vend të emrave të Juventusit dhe Ajax-it, klubi holandez ka preferuar fjalët "Zonja e Vjetër", si nofka për Juven, dhe "E Ardhmja", për talentet holandezë. Ndërkoëh, bashkangjitur me foton, klubi i Ajax-it shkruan edhe: "Ne besojmë", si për të rritur akoma më shumë dozat e besimit për futbollistët e tyre./albeu.com/
Shtuar më 16/04/2019, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori