Bicaj ironizon: Këtu në Shqipëri janë të interesuar shumë për merkaton e Juventusit, futbollistët tanë i kanë harruar (VIDEO)
Lojtari i Bylisit, Ditmar Bicaj i ftuar në Ora Sport shprehet se nuk ka pasur asnjë lloj ndihme nga shteti shqiptar në këtë situatë të vështirë.

Gjithashtu si shprehet se këtu në Shqipëri janë më shumë të shqetësuar për merkaton e Juventusit.

Bicaj: Ne kemi bërë stërvitje të ndryshme. Mundohemi të bëjmë aktivitet, mblidhemi disa vetë dhe zhvillojmë ushtrime të ndryshme dhe me biçikletë. Duke qenë se parku i liqenit ka qenë i mbyllur, ne kemi kërkuar stërvitjen atje por ka qenë e pamundur. E vetmja zgjidhje ka qenë me biçikleta. Unë dhe Osmani jemi tek sindikata e futbollistëve dhe kemi pasur një bashkëbisedim me presidentin.

Është Andi Lila. Kemi bërë dhe kërkesë qeverisë për ndihmë për futbollistët e cila ka kaluar në vesh të shurdhët. Kur shikon nëpër rrjete sociale që janë shumë të shqetësuar për merkaton që do të bëjë Juventusi, shikojmë me logon e Juves nuk na vjen mirë. Në këto krize nuk e dimë se çfarë shtetasi jemi në rradhë të parë. A jam shqiptar apo jam malazes. Unë di që shteti shqiptar i paguaj taksat si futbollist dhe si qytetar.

Duke parë në këto momente, e duke biseduar me miq në vende të ndryshme në rajon që shteti u është përgjigjur me një shumë sadopak simbolike, këtu në Shqipëri është shumë e dhimbshme dhe nuk të ndihmon fare.
Shtuar më 04/05/2020, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori