Lajme të mira nga merkato për Interit. Zikaltrit kanë piketuar gjermanin Timo
Werner si pasuesin ideal të Lautaro Martinez në
rast se argjentinasi transferohet te Barcelona, dhe lajmi i mirë ka të bëjë me faktin se
klauzola e largimit të sulmuesit të kombëtares gjermane nga Leipzig nuk është 60 milionë
euro por vetëm 50 milionë
euro, një shifër mëse e pranueshme për arkat e Interit në
rast shitjeje të Lautaros.
Gazzetta Dello Sport shkruan se
klauzola e
Werner nuk është 60 milionë
euro por 50 milionë dhe se 60 milionë mund të shkojë vetëm në
rast se Leipzig fiton Bundesligan.
Shtuar më 07/05/2020,
ora 10:05