Biglia: Tani e ka radhën Interi
Milani arriti të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-2 ndeshjen përballë ekipit të fundit në tabelë Chievos falë goave të Biglia dhe Piatek, shkruan Albeu.com
Pas ndeshjes mesfushori që që shënoj një super gol foli për gazetarët:

"Jam gjithmonë i gatshëm për trajnerin dhe shokët e ekipit për t’u përmirësuar sa më shumë nga ndeshja në ndeshje."

"U kam shpjeguar fëmijëve të mi se babi nuk para shënon gola, por i kam premtuar se do të mundohem të bëj sa më shumë."

"Tifozët janë të mrekullueshëm. Gjithmonë vuaj kur jam jashtë fushave i dëmtuar, sidomos këta muajt e fundit kanë qenë shumë të rëndë për mua."

"Tani le të mendojmë për ndeshjen e radhës." /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 23:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori