Bilanci katastrofë i Premier League, klubet humbasin shifrën marramendëse
Futbolli anglez provon të rikthehet në fushë me objektivin e përcaktuar për të mbyllur me çdo kusht sezonin.

Ky mision është jetik sidomos për Premier League, që zbulon një bilanc dramatik sa i përket financave të klubeve elitarë. Që nga dita e pezullimit të futbollit, klubet humbasin çdo javë 9 milion stërlina.

Kjo ka vendosur në vështirësi shumë prej tyre, ndërsa disa rrezikojnë falimentin, nëse kjo situatë do të ruajë këtë “status quo” për një kohë të gjatë.Për të mbuluar shpenzimet dhe evituar një kolaps financiar, zgjidha e këtyre klubeve janë bankat. Sipas mediave angleze, skuadrat e Premier League kanë kërkuar kredi deri në 100 milion stërlina, në mënyrë që të kenë likuiditet në këtë periudhë të vështirë.

Ndërkohë, humbja financiare e kampionatit elitar të futbollit anglez verësohet të ketë kaluar 150 milion stërlina.

Një arsye më shumë për të rinisur dhe mbyllur sa më shpejt sezonin. Në rast të kundërt, humbjet financiare do të shkonin deri në 1 miliard stërlina. Drejtuesit e Federatës dhe Ligës në Angli shpresojnë që kampionati të rinisë në fillim të qershorit dhe të mbyllet brenda muajit.

(balkanweb)
Shtuar më 20/04/2020, ora 19:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori