Athletic
Bilbao e ka fituar
Superkupën e
Spanjës, pasi
mposhti pas shtesa 3-2 Barcelonën.
Ishte minuta e 40-të kur Barcelona kaloi në epërsi me golin e Antoine Griezmannit, por festa e tyre nuk zgjati shumë pasi De Marcos i barazoi shifrat në 1-1.
Ishte minuta e 77 kur përsëri Griezmann e riktheu epërsinë për Barcelonën, por
Bilbao shënoi në minutën e 90 me anë të Asier Villalibre duke të çuar ndeshjen në shtesa.
Baskët u treguan më kërkues në shtesa dhe arritën që të përmbysnin rezultatin me anë të Inaki William në minutën e 94.
Ndërkohë Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 120+1'.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 23:35