Pep Einstein apo Albert Guardiola?
"Një Einstein i futbollit". Kështu e quan e përditshmja gjermane "Bild", trajnerin Pep Guardiola në një analizë të detajuar shifrash të Bayern Munchen, lider i padiskutueshëm në Bundesligë. Gazeta ka mundur të zbardhë edhe formulën magjike (365:51 + 1,79 + (66% x 87%) + 65) të sukseseve të bavarezëve nën drejtimin e teknikut katalanas, teksa jep karakteristikat e veçanta për lojën e Bayernit, siç janë kapaciteti golashënues, përdorimi i lojtarëve shtatshkurtër, kontrolli i topit dhe kilometrat e përshkruar në fushë gjatë një takimi.

Kështu duke zbërthyer formulën alla Einstein që ka nxjerrë "Bild", 365 është numri i të gjitha rasteve për gola, nga të cilët në 51 raste topi është çuar me sukses brenda porte. Gjithsesi kaq nuk mjafton për Guardiolën. Ai kërkon gjithnjë e më shumë nga skuadra, takim pas takimi.

Një tjetër aspekt i skuadrave të Guardiolës është shfrytëzimi i lojtarëve jo shumë shtatlartë, por që janë të zotët me topin. Për momentin, futbollistët që përbëjnë 11-shen titullare te Bayerni kanë një gjatësi mesatare 1.79 metra. Më i shkurtëri prej tyre është Xherdan Shaqiri, i gjatë 1.69 metra dhe me nga 1 cm më shumë pas tij vijnë Lahm dhe Ribery. /albeu.com/

Shifra 66% në formulë i përket mesatares për zotërimin e topit nga ana e bavarezëve, ndërsa 87% për saktësinë e pasimeve, shifra më e lartë në kampionatin gjerman. Edhe për vrapin në sulm, Bayerni është kampion në Bundesliga, nuk ka asnjë skuadër tjetër që ta mundë, me një mesatare prej 65 kilometrash për ndeshje. Gjithçka në sinkron me filozofinë e Guardiolës, sipas të cilit, nëse ekipi vrapon shumë, ky është hapi i parë për të luajtur sa më mirë.
Shtuar më 04/02/2014, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori